Sot e pesë vjet kur Kosova ishte e mërzitur nga aksidenti në Kroaci ku humbën jetën 10 mërgimtarë, Nora Gjakova i solli vendit gëzim me krenarinë që i dha për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Për këtë sukses, presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se xhudistja solli dritë në një ditë zie.
“Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora Gjakova solli dritë për Kosovën. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona”, shkroi Osmani në postimin e saj në Facebook.
Në të njëjten platformë, pas fitores së Gjakovës ndaj xhudistes japoneze Tsukasa Yoshida, Komiteti Olimpik i Kosovës, iu referua sportistes nga Peja si “Mbretëresha e artë”. Pesë vjet nga aksidenti në Kroaci që tronditi Kosovën, humbën jetën 10 mërgimtarë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!