Nikqi ndahet me Lirinë

0%

Futbollisti Dijar Nikci ka ndarë rrugët me Lirinë e Prizrenit. Rrugëtimi i tij do të jetë diku tjetër ku synon një karrierë më të madhe. “Pas një viti e gjysmë, ka ardhur momenti t’i jap fund një kapitulli shumë të rëndësishëm të karrierës sime.

Dua të falënderoj sinqerisht kryesinë e FC Lirisë, trajnerët, drejtorin, bashkëlojtarët dhe të gjithë njerëzit e klubit për besimin, mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe. Faleminderit edhe tifozëve të Prizrenit, e në veçanti Arpagjikëve. Mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë motivim në çdo ndeshje dhe do të mbeten gjithmonë në kujtesën time.

Largohem me kokën lart, krenar që pata nderin të vesh fanellën e FC Lirisë dhe të jap maksimumin për këtë klub. Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Faleminderit për gjithçka! FC Liria dhe Prizreni do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, k a bërë të ditur Nikqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot