Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se të hënën disa pika të kalimit kufitar me Greqinë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të lëvizjes së automjeteve, për shkak të një greve të organizuar nga punonjësit e doganave greke.
Sipas njoftimit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Tre Urave qarkullimi do të pezullohet nga ora deri në (ora shqiptare), ndërsa në Kapshticë dhe Qafë Botë bllokimi do të jetë nga ora deri në .
Gjatë intervaleve të grevës nuk do të lejohet kalimi i automjeteve, ndërsa përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët pa bagazhe dhe për rastet emergjente, si ambulancat.
Policia Kufitare shqiptare, duke iu referuar informacionit të marrë nga autoritetet greke në Janinë, u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë të shtyjnë nisjen deri në përfundim të grevës, në mënyrë që të shmangin pritjet dhe grumbullimet në pikat kufitare.
Autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të informohen paraprakisht mbi situatën në kufi dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me oraret e njoftuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
