Kjo Prishtinë shkroi histori në vitin 1983, ja emrat

0%

Kjo fotografi e gjeneratës së artë të Prishtinës, është bërë më 10 gusht të vitit 1983. Prishtina për herë të parë debutoi në Ligën e parë ish jugosllave dhe me fitore me rezultat 1;0 ndaj Dinamos së Vinkovcit, me golin e Zoran Batroviqit në minutën e 86-të, në takimin që u luajt me 14 gusht të vitit 1983 në Prishtinë.

Sipas gazetës “Rilindja”, foto e 10 gushtit (4 ditë para ndeshjes me Dinamon), nga e majta në këmbë: Kosta Llaliq, kapiteni Ramadan Cimili, Faton Domi, Favzi Rama, Skënder Shengyli, Petre Gruesvki. Nga e majta ulur: Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Fadil Muriqi.

Burimi: Bota Sot