Muarem: Do të përpiqemi t’ia vështirësojmë maksimalisht punën

0%

I rikthyeri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Skopje, do ta hapë sezonin me një ndeshje si mysafir ndaj nënkampionit, Shkëndijës nga Tetova. Takimi do të zhvillohet në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me fillim nga ora . Trajneri i ri i skuadrës nga Autokomanda, Muarem Muarem, beson se ekipi i tij mund t’i bëjë ballë favoritit.

“Nuk ka dyshim se Shkëndija është favorite në shumë aspekte, si për cilësinë që ka, ashtu edhe për faktin se ndodhet tashmë në ritëm garash, pasi po luan në kupat evropiane. Ne i nisëm përgatitjet më vonë dhe ende jemi në fazën e ndërtimit të ekipit, por do të përpiqemi maksimalisht t’ia vështirësojmë punën kundërshtarit në këtë ndeshje. Motivimi im dhe i futbollistëve është shumë i madh.

Besojmë se mund të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe në fund të arrijmë një rezultat pozitiv”, d eklaroi trajneri i ri i Skopjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot