Enis Bardhi nuk lëviz nga Konyaspori

0%

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, do të vazhdojë të jetë pjesë e Konyasporit edhe në sezonin e ardhshëm. Edhe pse kishte spekulime se klubi turk mund ta shiste mesfushorin një vit para skadimit të kontratës, kjo nuk do të ndodhë.

Bardhi do të mbetet te Konyaspori edhe gjatë këtij sezoni, ndërsa nga janari i vitit 2027 do të ketë të drejtë të negociojë me klube të tjera, pasi kontrata e tij me skuadrën turke përfundon në qershor të vitit 2027. Mesfushori 31-vjeçar tashmë prej katër vitesh luan në futbollin turk.

Më parë ai ishte pjesë e Trabzonsporit dhe Bodrum FK, ndërsa që nga sezoni i kaluar mbron ngjyrat e Konyasporit. Bardhi mungoi në ndeshjet e fundit të Maqedonisë së Veriut kundër Bosnje e Hercegovinës dhe Turqisë, por pritet të jetë i gatshëm për sfidat e Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në muajin shtator.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot