Ministri i deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë. Diplomati francez do të pritet në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës. Marrëveshjet do të përfshijnë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
