Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar pas sulmit të rëndë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas me turmën gjatë Paradës së Krenarisë. Merz e cilësoi ngjarjen si një moment të dhimbshëm për vendin, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe duke uruar shërim për të plagosurit.
Ai falënderoi gjithashtu ekipet e emergjencës dhe qytetarët që ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur. “Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, deklaroi kancelari gjerman, duke theksuar se autoritetet do të veprojnë me vendosmëri për të zbardhur plotësisht rastin. Sipas Merzit, sulme të tilla synojnë të krijojnë frikë dhe përçarje brenda shoqërisë.
Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve dhe qytetarëve që të mos dorëzohen përballë kërcënimeve dhe të vazhdojnë të mbrojnë vlerat e lirisë dhe bashkëjetesës. Kancelari gjerman premtoi se institucionet do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, duke theksuar se hetimet do të zhvillohen me kujdes dhe profesionalizëm.
Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin e saktë të sulmit dhe rrethanat që çuan në përplasjen tragjike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
