Ja prapaskenat e yllit brazilian

0%

Lajmi për interesimin e madh të Arsenalit për Vinicius Zhunior ka bërë xhiron e botës. Megjithatë, sipas raportimeve nga Spanja, prioriteti i brazilianit mbetet të qëndrojë te Real Madrid dhe të arrijë një marrëveshje për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2027.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë të gjitha skenarët dhe nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së menjëhershme të 26-vjeçarit. Brenda klubit ka edhe zëra që besojnë se mbajtja e Viniciusit vetëm një vit para përfundimit të kontratës nuk do të ishte zgjidhja më e mirë.

Sulmuesi pritet të rikthehet në Madrid në orët në vijim, ku priten zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot