Milani duket se është futur fuqishëm në merkato. Sipas raportimeve të “El Nacional”, kuqezinjtë vazhdojnë të ndjekin me interes mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Martin. Futbollisti 24-vjeçar vlerësohet për aftësinë e tij për të luajtur në disa pozicione të mbrojtjes. Përveç kuqezinjve, edhe Çelsi po monitoron nga afër situatën e tij.
Martin ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2028. Drejtuesit katalanas nuk pritet ta lënë të largohet lehtë, pasi e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të projektit. Gara për firmën e tij pritet të jetë e fortë nëse hapet mundësia për një transferim.
