Amorim piketon mbrojtësin që i mungon

0%

Milan ka piketuar Gerard Martin si profilin ideal për të forcuar mbrojtjen e tyre për sezonin e ri. Sipas El Nacional, Milan ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë eurosh për Barcelonën, por klubi katalanas ende e konsideron shumë të ulët.

Sipas raportimit në fjalë, Barcelona pretendon 35 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin spanjoll, i cili ka provuar se mund të luajë si në qendër ashtu edhe në krahun e djathtë.

Gerard Martin luajti në 30 ndeshje në La Liga në sezonin e kaluar dhe dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, ku është nën kontratë deri në vitin 2028, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë, duke ditur që duhen fonde për nënshkrimet e reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot