Një tjetër dron hyn në hapësirën ajrore rumune, F-16 ngrihet në alarm

0%

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që kishte hyrë pa autorizim në hapësirën ajrore të vendit.

Ky është incidenti i tretë i këtij lloji brenda tre ditësh, duke rritur shqetësimet në Bukuresht për përshkallëzimin e situatës në rajon, në kushtet kur lufta në Ukrainë vijon dhe kufiri rumun ndodhet pranë zonave të prekura nga sulmet ruse.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u zbulua duke fluturuar në hapësirën ajrore rumune dhe u rrëzua të dielën në mëngjes nga një pilot i Forcave Ajrore Rumune, i cili drejtonte një avion luftarak F-16. Autoritetet thanë se mjeti pa pilot u rrëzua mbi ujërat territoriale të Rumanisë, rreth 12 kilometra në verilindje të Sulinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pilotët tanë rrëzuan një dron të tretë që hyri në hapësirën ajrore rumune. Këtë mëngjes, në orën , një pilot rumun që fluturonte me një avion luftarak F-16 rrëzoi dronin që kishte shkelur hapësirën ajrore kombëtare”, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes. Autoritetet rumune vijojnë hetimet për identifikimin e origjinës së dronëve të rrëzuar ditët e fundit.

Sipas prokurorëve që po analizojnë mbetjet e dronit të parë, i rrëzuar të premten, dyshohet se bëhet fjalë për një mjet të tipit Shahed, të përdorur nga Rusia në operacionet ushtarake në Ukrainë.

Burimi: Bota Sot