Shkëndija favorit

0%

Kuqezinjtë sot e nisin kampionatin e ri me synimin e vetëm për të rikthyer trofeun e kampionit në Tetovë, duke hapur edicionin e 23-të në elitë me përballjen ndaj Skopjes.

Shkëndija nga Tetova fillon kampionatin e ri 2026/2027 me objektivin e qartë për të kthyer titullin kampion në shtëpi Për shkak të punimeve në stadiumin e Tetovës, kuqezinjtë këtë edicion do t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas në Gostivar, ndërsa dy përballjet e para do t’i luajnë në kompleksin e FFM-së në Shkup Dy ndeshjet e para si vendas do të luhen pa praninë e publikut shkaku i dënimit nga Komisioni i Disiplinës pas ngjarjeve në finalen e Kupës të edicionit të kaluar Portieri Babouccar Gaye është i dëmtuar dhe mbetet jashtë kombinimit për këtë sfidë hapëse.

Në dyshim: Mbrojtësi Anes Meliqi është në fazën e rikuperimit dhe stafi teknik do të vendosë vetëm para ndeshjes nëse do të aktivizohet ndaj Skopjes. Përvoja: Ky është sezoni i 23-të i Shkëndijës në elitën e futbollit vendor, duke hyrë si një nga pretenduesit kryesorë për trofeun e kampionatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kundërshtari: Skopje është skuadër e re në elitë, pasi këtë vit siguroi promovimin në Ligën e Parë pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin e nivelit të dytë. Faktori fushë: Dueli hapës do të zhvillohet në terrenin e Kompleksit të FFM-së në Shkup, ku Shkëndija synon të nisë rrugëtimin e ri me tri pikë të plota pavarësisht mungesës së tifozëve në tribuna.

Burimi: Bota Sot