Orville Peck zbulon se tentoi t’i jepte fund jetës para anulimit të

0%

Këngëtari i muzikës country, Orville Peck, ka bërë një rrëfim të ndjerë, duke zbuluar se tentoi t’i jepte fund jetës pak para se të anulonte turneun e tij “Bronco” në vitin 2023. Artisti 38-vjeçar tha se në atë periudhë po përballej me varësi nga alkooli, probleme të shëndetit mendor dhe një krizë të thellë personale.

Në një intervistë për Rolling Stone , Peck tregoi se pas një spiraleje të vështirë emocionale u kthye në hotelin ku po qëndronte dhe tentoi vetëvrasjen, shkruan DailyMail. Ai e përshkroi atë moment si një pikë kthese në jetën e tij, që më pas e shtyu të kërkonte ndihmë dhe të niste procesin e rehabilitimit.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Pitout, tha se periudha përfshiu edhe fundin e një lidhjeje dhe rehabilitimin, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të errëta të jetës së tij. Fillimisht ai ishte skeptik ndaj trajtimit, por më vonë e kuptoi rëndësinë e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përvojat e asaj kohe janë kthyer në frymëzim për albumin e tij të ri, “Mule”, i cili do të publikohet më 18 shtator. Peck e përshkruan projektin si një rrëfim kronologjik të vitit kur humbi rrugën, ndërsa singli i parë, “Too Little, Too Late”, është tashmë i disponueshëm në platformat muzikore.

Nëse ju ose dikush që njihni po përjeton mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë sa më shpejt nga një person i besuar ose një shërbim i specializuar i mbështetjes për shëndetin mendor.

Burimi: Telegrafi