Tirana vë në zbatim risinë që do aplikohet në Superiore

0%

Tirana vë në zbatim risinë që do aplikohet në Superiore! Dean Klafuriç e nisi me barazimin pa gola debutimin e tij tek Tirana, në sfidën që bardheblutë zhvilluan përballë Corum FK në Turqi. Në këtë takim, u aktivizuan plot 5 futbollistë të ardhur nga akademia.

Fjala është për tre mesfushorët, Mateo Maçin , Aimar Bamin dhe Olti Qerimajn, si dhe për qendërmbrojtësin Leon Misjan dhe sulmuesin e krahut të djathtë Serxho Prendin.

Këtë moment krenarie, siç e quan klubi në një postim në rrjetet sociale, e bëjnë Tiranën një prej shembujve për t’u ndjekur në Superiore, marrë në konsideratë edhe ndryshimin e ri në kampionat që do të zbatohet që në sezonin e ardhshëm, ku do të jetë i detyrueshëm aktivizimi i talenteve në fushën e lojës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot