Shpërndaje në: Krerët e shtetit kanë bërë homazhe te memoriali i policëve të rënë në detyrë, në nderim të angazhimit të tyre për mbrojtjen e rendit dhe ligjit të Kosovës. 26 korriku përveç Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, shënon edhe përvjetorin e vrasjes së zyrtarit policor Enver Zymeri në veriun e Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot përkujtohen të gjithë policët e rënë në detyrë, përkujtohet Enver Zymeri e Afrim Bunjaku të cilët u bënë frymëzim për shumë policë të tjerë të vendit. “Që prej atëherë, Enver Zymberin e kujtojmë si hero të Kosovës, si hero të shtetësisë dhe pavarësisë sonë.
Ai po zbatonte ligjin dhe, me rënien e tij, frymëzoi shumë policë të Kosovës, si ata që ishin në detyrë, ashtu edhe të tjerë që më pas iu bashkuan Policisë.
Përveç vrasjes së Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut, Policia e Kosovës përjetoi një goditje të rëndë edhe më , kur rreth 550 policë të komunitetit serb u tërhoqën kolektivisht nga veriu i Ibrit me urdhër të Beogradit”, ka thënë Kurti. Kurti ka thënë gjithashtu se Kosova është më e sigurt se kurrë dhe se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar qëndrueshmëri ndër vite.
Ai shtoi se qëllimi i Beogradit për tërheqjen nga detyra e policëve të komunitet serb, dështoi sepse karakteri shumetnik i policisë nuk u cenua.
Edhe Arbëri 34 min. më parë Çmimi i benzinës për një cent më i lartë sot dhe nesër “Qëllimi i tyre dështoi, pasi nuk u rrënua karakteri shumetnik i Policisë sonë dhe nuk u cenuan sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional, siç synonin ata”, tha Kurti.
Ndërsa presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, deklaroi se siguria dhe sovraniteti i shtetit janë ngritur edhe mbi sakrificën e policëve që humbën jetën në krye të detyrës. “Sot në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, sapo bëmë homazhe pranë lapidarit të 24 policëve që ranë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtim ndajRepublikës së Kosovës dhe ndaj qytetarëvetë saj.
Në mesin e tyre janë edhe Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, të cilët ranë duke mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Sot kujtojmë se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ngritënedhe mbi sakrificën e policëve të rënë nëdetyrë, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën e tyre, për Kosovën dhe qytetarët e Republikëstonë”, ka deklaruar Haxhiu.
Kurti e Haxhiu homazhe kanë bërë paraprakisht te varri i Adem Demaçit, në tetë vjetorin e vdekjes së tij. Edhe Arbëri 1 o. më parë Qalaj: Policët po përballen me shumë vështirësi, sidomos viteve të fundit Kurti ka thënë se veprimtaria e Demaçit mbetet frymëzuese e orientuese për të gjithë. “Adem Demaçi është shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë.
Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg, vazhdoi jetën duke mos u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur. Baca Adem e kishte kuptuar dialektikën e jetës ngaqë nuk i frikësohej vdekjes. Ai jetonte mes lirisë dhe burgut. Vuajtjet i kthente në forcë, dhuna ia farkëtonte rezistencën teksa vepra i bëhej i pavdekshme.
Ai e ‘kishte vrarë vdekjen’”, ka thënë Kurti në faqen e tij në Facebook.
