Ndeshja e së shtunës mbrëma mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës ka nxitur akuza për “kurdisje”, pasi ish-pronari i Crystal Palace dhe komentatori i talkSPORT, Simon Jordan, hodhi dyshime mbi mënyrën se si u zhvillua dueli.
Përballja në peshat e rënda konsiderohej nga shumëkush si një test i lehtë për Joshuan përpara duelit të planifikuar me rivalin e tij të kahershëm, Tyson Fury, më vonë gjatë këtij viti. Megjithatë, vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, Joshua u gjend në vështirësi të mëdha, pasi u rrëzua në tapet nga një goditje e djathtë i Prengës.
Britaniku u ngrit në këmbë, por dukej qartë se ishte pranë një humbjeje që në raundin e parë. Prenga vazhdoi presionin dhe e rrëzoi edhe një herë Joshuan në minutën e fundit të raundit të parë, duke detyruar gjyqtarin Luis Pabon të nisë një numërim të dytë. Edhe pse Joshua arriti të kthehej në këndin e tij, ai dukej shumë pranë humbjes që mund t’i jepte fund karrierës së tij në ring.
Megjithatë, ajo që ndodhi në raundin e dytë ngriti shumë pikëpyetje. Not having that … #anthonyjoshua fight ..: Dropped twice and sets the tempo, how’s that ? …
Prenga totally different in 2nd Something not quite right , all designed to rinse maximum amount of money … — Simon Jordan (@Sjopinion10) July 25, 2026 Prenga nuk vazhdoi me të njëjtin ritëm agresiv dhe i dha mundësi Joshuas të rikuperohej. Pak çaste më vonë, ish-kampioni i botës goditi me një të djathtë të fuqishme, duke e nokautuar shqiptarin dhe duke siguruar fitoren.
Pas ndeshjes, Simon Jordan publikoi një reagim në rrjetet sociale, ku ngriti dyshime për zhvillimin e duelit. “Nuk e besoj atë ndeshje të Anthony Joshuas. U rrëzua dy herë dhe më pas papritur mori kontrollin e ritmit në raundin e dytë. Si është e mundur? Prenga ishte krejtësisht ndryshe në raundin e dytë. Diçka nuk duket në rregull.
Gjithçka ishte projektuar për të gjeneruar sa më shumë para”, shkroi Jordan. Sipas statistikave zyrtare të CompuBox, Prenga hodhi vetëm 17 goditje në raundin e dytë, duke realizuar vetëm tri prej tyre. Në raundin e parë ai kishte tentuar 46 goditje dhe kishte goditur në objektiv 13 herë.
Megjithatë, pavarësisht rënies së dukshme të ritmit të Prengës, nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet se ndeshja ishte e kurdisur. Edhe në rrjetet sociale pati reagime të shumta nga tifozët, disa prej të cilëve u pajtuan me teorinë e Jordanit. “Duhet të jetë ndeshja më e dukshme e kurdisur ndonjëherë.
Prenga e rrëzon Joshuan dy herë në raundin e parë, pastaj del në të dytin dhe pothuajse nuk godet fare”, shkroi një përdorues. Një tjetër komentoi: “A i tha dikush Prengës pas raundit të parë ta humbiste ndeshjen? Në raundin e dytë nuk hodhi pothuajse asnjë goditje. E kurdisur”. Një tifoz tjetër shtoi: “Ka diçka shumë të dyshimtë këtu.
Po e dominonte Joshuan, pastaj në raundin e dytë dukej sikur nuk donte më të luftonte. Shumë e dyshimtë”. Deri tani, as Anthony Joshua, as Kristian Prenga dhe as organizatorët e duelit nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve./ Telegrafi
