Digjet një automjet “pick-up” në rrugën Suharekë–Prishtinë

0%

Një automjet tip “pick-up” është përfshirë nga zjarri rreth dy kilometra pas daljes nga Suhareka, në drejtim të Prishtinës. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione nëse si pasojë e incidentit ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitë kompetente për të hetuar rrethanat e rastit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar organet e rendit për të marrë më shumë informacione dhe do ta përditësojë lajmin sapo të pranojë një përgjigje zyrtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com