Kancelari gjerman pas sulmit në Berlin: Akt i shëmtuar kundër

0%

Kancelari gjerman, Friedrich Merz , ka dënuar incidentin e ndodhur në Berlin gjatë eventit të Krenarisë, duke e cilësuar atë si “një akt të shëmtuar”. Merz tha se qindra mijëra njerëz po merrnin pjesë në festime paqësore para se të ndodhte incidenti, duke theksuar se ngjarja përbën një sulm ndaj vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës.

“Ata donin që ne të silleshim me njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë”, shkroi Merz në platformën X. Kancelari gjerman theksoi se Gjermania mbetet një vend “i hapur dhe liridashës”, duke shtuar se “këto vlera do të vazhdojnë të mbrohen”.

Ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa premtoi se rasti do të hetohet dhe autorët do të përballen me drejtësinë me “ashpërsinë më të madhe”. Automjeti futet në turmë gjatë “Berlin Pride”, një i vdekur dhe 16 të plagosur Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com