Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë në Gjilan pasi gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur gjashtë shtetas të huaj. Sipas njoftimit të policisë, ata së bashku me drejtuesin e kamionit janë dërguar në stacionin policor për intervistim në prezencën e prokurorit.
Shtetasve të huaj u është lëshuar vërtetimi për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar. Edhe shoferi i kamionit si i dyshuari i këtij rasti është liruar në procedurë të rregullt. “Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty ishin 6 persona meshkuj – shtetas të huaj.
Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori. Shtetasit e huaj pasi janë intervistuar të njëjtëve u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me migrantë”.
