Kanosje me armë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

0%

Një burrë është arrestuar në Prishtinë. Kjo nën dyshimin se kishte kanosur me armë një person tjetër. Sipas policisë, gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot