Dhunë e rëndë në familje në Ferizaj – dy gra përfundojnë në

0%

Një rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku një burrë dyshohet se për disa ditë me radhë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa më pas ka sulmuar edhe vajzën e mitur. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është B. R. 44 vjeçar, ndërsa viktima janë K. K. 40 vjeçare dhe L.R. 14 vjeçare.

Sipas informacioneve, mosmarrëveshjet familjare kishin nisur më 22 korrik, pasi vajza e familjes kishte incizuar me telefon automjetin e të dyshuarit. Pas kësaj, dyshohet se i dyshuari ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burimet bëjnë të ditur se, nga frika, gruaja kishte marrë armën e gjuetisë me qëllim që t’i jepte fund jetës, por arma i ishte marrë nga i dyshuari.

Më pas, ai dyshohet se e kishte marrë me veturë, duke e lëvizur në disa lokacione dhe duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike e fizike ndaj saj. Sipas burimeve, viktima është goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa lëndimet e saj janë dokumentuar me raport mjekësor. Ngjarja kulmoi më 25 korrik, rreth orës , kur i dyshuari shkoi në shtëpinë në Rahovicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas një debati verbal lidhur me incizimin, ai dyshohet se sulmoi fizikisht vajzën e mitur, fillimisht me shuplakë në qafë e më pas me shkelm. Në përpjekje për ta mbrojtur vajzën, ndërhyri edhe bashkëshortja, e cila, sipas dëshmitarëve, u sulmua sërish fizikisht. Pas denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët në stacion policor.

Gjatë procedurave është sekuestruar edhe arma e gjuetisë në pronësi të të dyshuarit, e cila është deponuar si provë materiale. Me asistimin e zyrtares për punë sociale, viktimat e dhunës janë dërguar në strehimore për mbrojtje. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj B. R. është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com