Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vjedhjen e parave nga një lokal në Zveçan, ngjarje që kishte ndodhur më 24 korrik. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Bajram Morva rreth 34-vjeçar , ndërsa viktimë në këtë rast është V.
Ll rreth 33-vjeçar Sipas informacioneve, i dyshuari kishte shfrytëzuar momentin kur punëtori i lokalit nuk ndodhej pranë arkës, kishte hyrë brenda dhe kishte marrë 220 euro, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Pas raportimit të rastit, njësia e hetimeve kishte dalë në vendngjarje dhe kishte nisur veprimet për identifikimin e autorit.
Burimet bëjnë të ditur se më 25 korrik, rreth orës , Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë Bajram Morvën . Pas intervistimit të tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për veprën penale “Vjedhje” janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
