Elektricisti 60-vjeçar vdes në vendin e punës

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Sipas raportimeve, viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç. Dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt. Grupi hetimor ndodhet në fshatin Zërvaskë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Bota Sot