Një rast i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka vdekur pas ngufatjes nga ushqimi. Sipas policisë, viktima ishte dërguar në QKUK pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të njëjtit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.
Burimi:
Bota Sot
