Në lagjen e Kievit që bombardohet më shpesh, banorët zgjedhin të

0%

Nga: Associated Press Përktheu:

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Banorët nuk pyesin më nëse Lukianivka do të goditet sërish, por vetëm se kur. Të jetosh në këtë lagje do të thotë të rihapësh biznesin pranë rrënojave të djegura të tregut, të presësh flokë në ndërtesa të shpuara nga copëzat e predhave, të zhvendosësh shfaqjet teatrore në bodrume, dhe të zgjedhësh të rindërtosh në vend që të largohesh.

Banorët e lagjes historike Lukianivka në Kiev bëjnë një shaka të errët: sulmet ruse godasin zonën aq shpesh, saqë, sipas tyre, banorëve duhet t’u lëshohen dokumente të shërbimit ushtarak, sikur të jetonin në vijën e parë të frontit. Lagjja përfshin një fabrikë armësh të epokës sovjetike, e cila është bërë një nga objektivat më të shpeshta të Rusisë në Kiev.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çatia e saj është nxirë nga goditjet e përsëritura. Përballë saj ndodhet stacioni i metrosë Lukianivka, që i ka dhënë emrin lagjes dhe që është goditur të paktën tetë herë. Gjatë alarmit ajror, stacioni shërben edhe si strehimore për banorët. Krateret e krijuara nga shpërthimet janë bërë tashmë pjesë e përhershme e peizazhit urban.

Banorët nuk pyesin më nëse Lukianivka do të goditet sërish, por vetëm se kur. Edhe Botë 11 o. më parë Trumpi thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime Të jetosh në këtë lagje do të thotë të rihapësh biznesin pranë rrënojave të djegura të tregut, të presësh flokë në ndërtesa të shpuara nga copëzat e predhave, të zhvendosësh shfaqjet teatrore në bodrume, dhe të zgjedhësh të rindërtosh në vend që të largohesh.

Mes sulmeve, njerëzit pastrojnë xhamat e thyer, mbulojnë me dërrasa dritaret e shkatërruara dhe përpiqen të vazhdojnë jetën. Pas një tjetër breshërie raketash ruse të dielën, rutina nisi sërish. Rruga kryesore e Lukianivkës, Dehtiarivska, ndjek një pjesë të Via Regia, rrugës mesjetare tregtare që për shekuj me radhë sillte tregtarët në Kiev.

Më vonë, lagjja u zhvillua si një zonë punëtore me fabrika, tregje dhe burgun e Lukianivkës, ku kanë vuajtur dënimin edhe figura të njohura, mes tyre ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko.

Ajo u burgos për dy vjet e gjysmë pasi nënshkroi një marrëveshje për gazin me Rusinë, në një proces që u konsiderua gjerësisht si hakmarrje politike nga rivali i saj, presidenti i atëhershëm, Viktor Yanukovych.

Periudha të ndryshme historike, nga industrializimi sovjetik te pavarësia e Ukrainës dhe tani bombardimet e vazhdueshme ruse, kanë lënë gjurmë në këtë lagje, e cila sot strehon edhe shumë njerëz të zhvendosur nga lufta. Lagja si nyjë lidhëse Restoranti i parë McDonald’s në Ukrainë, i hapur në Lukianivka në vitin 1997, u bë një simbol i rilindjes së vendit pas pavarësisë.

Sot, klientët hanë aty nën një tabelë plastike të deformuar përgjithmonë nga zjarri i shkaktuar nga sulmet ruse. Pozita e lagjes si nyje lidhëse i dha jetë tregut të famshëm të Lukianivkës, i cili u shërbeu banorëve që nga fundi i shekullit XIX deri më 24 maj, kur u shkatërrua nga një sulm rus. Sot ai është një labirint kioskash të djegura, i ngrirë në momentin e sulmit.

Bukë të nxira nga zjarri vazhdojnë të qëndrojnë në raftet e asaj që dikur ishte një furrë buke. Për shumë banorë, tregu jeton ende në kujtimet e fëmijërisë, kur prindërit ose gjyshërit i merrnin përdore mes korridoreve të mbushura për të blerë fruta, lule dhe gjërat e nevojshme për jetën e përditshme.

Alyona Lukianets, 32 vjeçe, kishte kaluar 11 vjet duke ndërtuar biznesin e saj të shitjes së produkteve bujqësore në këtë treg. Pas sulmit, ajo u kthye dhe e gjeti tezgën e saj të kthyer në hi. Vetëm disa javë më vonë, u rikthye në punë. Tezga e saj e re, e ndërtuar me paleta druri pranë rrënojave të tregut, nuk ngjan aspak me atë që humbi.

Çdo mëngjes ajo vazhdon të rreshtojë me të njëjtin kujdes shportat me manaferra dhe perime të freskëta. Era e rëndë e tregut të djegur pas shpinës së saj ende ndihet herë pas here në ajër. “E mbaj mend shumë mirë ditën para sulmit. Ishte e shtunë. Ishte një ditë e mrekullueshme. Kishte shumë klientë dhe të gjithë po bënin pazar. Ishte një nga ditët tona më të mira për shitje”, kujton ajo.

“Nga të gjitha ditët e mia të punës, kjo është ajo që më kujtohet më shumë, sepse doli të ishte dita jonë e fundit në treg”. Julia Sosnovska kishte dashur një qen që kur ishte shpërngulur në apartamentin e saj në Lukianivka në vitin 2022. Për vite me radhë, pronarët e banesës nuk e lejuan.

Por pas një sulmi shkatërrues rus në maj, ata më në fund pranuan dhe një qen ngjyrë kafe, i quajtur Perry, u bë pjesë e jetës së saj. E zhvendosur nga Mariupoli pasi Rusia mori kontrollin e qytetit jugor, Sosnovska zgjodhi Lukianivkën për shkak të qirave të përballueshme, edhe pse e dinte se apartamenti i saj ndodhej përballë fabrikës së armëve Artem.

Qiratë në Lukianivka fillojnë nga më pak se 200 dollarë për një garsoniere. Apartamentet më të lira me një dhomë gjumi kushtojnë rreth 270 dollarë, ndërsa ato me dy dhoma rreth 310 dollarë në muaj.

Fabrika Artem, e themeluar në fund të shekullit XIX si një uzinë për makineri industriale, u shndërrua më vonë në një nga prodhuesit kryesorë të armëve në Bashkimin Sovjetik dhe, pas pavarësisë, u bë pjesë e rëndësishme e industrisë së mbrojtjes së Ukrainës. Ajo zgjeroi prodhimin pasi forcat e mbështetura nga Rusia filluan të pushtonin territore në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Edhe Botë 13 o. më parë Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi Pas nisjes së pushtimit në shkallë të plotë nga Kremlini, fabrika u bë një nga objektivat kryesore të Moskës në kryeqytet. Rusia beson se fabrika vazhdon të prodhojë armë. Ukraina nuk e ka konfirmuar këtë pretendim dhe kufizimet e kohës së luftës ua ndalojnë zyrtarëve të diskutojnë për prodhimin ushtarak.

Nëse aty ende prodhohen armë, banorët pyesin veten nëse nuk do të ishte më e sigurt që linjat e prodhimit të zhvendoseshin diku tjetër. Megjithatë, pak besojnë se zhvendosja në një pjesë tjetër të Kievit do të sillte ndonjë ndryshim, pasi raketat ruse kanë goditur të gjitha lagjet e qytetit. Në vend të kësaj, njerëzit janë mësuar të pastrojnë pasojat e sulmeve.

Disa pronarë pronash madje mbajnë xhama rezervë në depo, thotë agjenti imobiliar Zhekov. Kur ndodhi sulmi i fundit rus, Sosnovska u zgjua nga një shkëlqim verbues jashtë dritares së dhomës së gjumit, i ndjekur menjëherë nga zhurma e xhamave që copëtoheshin. Instinkti i saj i parë ishte të gjente Perry-n, i cili kishte kërcyer nga shtrati i frikësuar.

Duke përqafuar qenin që dridhej, së bashku me dokumentet dhe laptopin, Sosnovska u bashkua me fqinjët që ishin strehuar në garazhin nëntokësor, ndërsa shpërthime të tjera vazhdonin të tronditnin zonën. Në agim, dritaret e apartamentit të saj ishin shkatërruar dhe vetura ishte dëmtuar. Megjithatë, ajo e konsideronte veten me fat.

“Xhami është gjëja më e vogël që mund të humbësh në këto sulme”, tha ajo Ajo ka zgjedhur të qëndrojë në Lukianivka. “Nuk ka vende të sigurta në Kiev tani. Sot sulmuan këtu, nesër mund të sulmojnë çdo lagje tjetër”, tha ajo. Zotimi për të qëndruar Vitalii Zhdaniuk hapi një shkollë berberësh në Lukianivka sepse e donte këtë lagje.

Ndërtesa është e mbushur me vrima nga copëzat e predhave dhe një copë tullë, e hedhur nga një servis veturash aty pranë gjatë një sulmi rus vitin e kaluar, vazhdon të jetë e ngulitur në mur. “Edhe nëse bien shumë e shumë raketa të tjera këtu, unë do të qëndroj dhe do të vazhdoj të punoj në këtë qytet. Më pëlqen këtu”, tha ai.

Pas stacionit të metrosë Lukianivka ndodhet Mala Opera, një teatër që prej kohësh ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të Kievit. Rreziku i sulmeve me raketa i ka zhvendosur shfaqjet në ambiente nëntokësore, duke lënë sallën madhështore bosh. Pikërisht aty regjisori Mykhailo Miskun po vë në skenë shfaqjen e tij më të re.

Drama e tij trajton seksin, marrëdhëniet dhe konfliktet mes fqinjëve – tema të zgjedhura qëllimisht për t’u ofruar spektatorëve një çast shkëputjeje nga lufta. Trupa është përshtatur me sulmet duke zhvilluar provat online dhe duke u mbledhur në ambiente më të vogla. Pas një sulmi të fundit rus, aktorët menduan për pak kohë të largoheshin.

Jashtë, spektatorët presin në radhë për të zbritur në bodrum, ku është gati të fillojë shfaqja e mbrëmjes. Edhe Botë 15 o. më parë Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika “Nëse shikon vendet e tjera dhe pastaj sheh situatën këtu, duket sikur e gjithë Ukraina duhet të rrijë nëpër bodrume e veshur me të zeza dhe të mos bëjë asgjë”, tha ai.

“Por ne jetojmë, krijojmë, prodhojmë, sjellim fëmijë në jetë dhe lindim. Ashtu si çdo pjesë tjetër e Ukrainës, edhe Lukianivka po rindërtohet dhe vazhdon të jetojë”.

Burimi: Koha