Alarm për sulm raketor në Kiev, shpërthime në disa lagje të

0%

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, u vu nën alarm për sulm raketor mëngjesin e kësaj të diele, pasi Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se qyteti ishte në shënjestër të raketave balistike ruse. Pak minuta pas aktivizimit të alarmit, shpërthime u dëgjuan në disa lagje të kryeqytetit, sipas dëshmitarëve të cituar nga Reuters.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur në Telegram se mbeturinat e raketave ranë mbi ndërtesa të larta, duke shkaktuar shpërthimin e disa zjarreve. Deri tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa autoritetet vijojnë të vlerësojnë situatën dhe dëmet e shkaktuara nga sulmi.

Burimi: Bota Sot