Gjermania lëshon urdhër kërkimi për të dyshuarin Abdul B

0%

Policia dhe prokuroria në Gjermani kanë kërkuar ndihmën e publikut për kapjen e të dyshuarit në arrati, të identifikuar si Abdul B., 21 vjeç. Ai përshkruhet si truphollë, rreth 1.90 metra i gjatë, dhe është parë i veshur me një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha, pëercjell Bota sot.

Policia e Berlinit ka publikuar një njoftim kërkimi, duke paralajmëruar qytetarët të shmangin çdo kontakt të drejtpërdrejtë me të dyshuarin, pasi ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Dyshohet për përfshirjen e më shumë personave Sipas autoriteteve, i dyshuari besohet se ka plagosur disa persona duke përplasur automjetin me të cilin lëvizte.

Megjithëse deri më tani është identifikuar vetëm një i dyshuar, policia thekson se në ngjarje mund të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Në deklaratën e policisë thuhet se “një ose më shumë persona” janë larguar nga automjeti pas përplasjes. Gjithashtu, disa persona raportohet se janë goditur edhe me thikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më herët, policia njoftoi se kishte identifikuar një të dyshuar me lidhje me qarqe islamike në Berlin. Zëdhënësi i policisë, Florian Nath, deklaroi: Ai shtoi se autoritetet ende nuk kanë informacion për motivin e saktë të ngjarjes, rrjedhën e saj apo rolin konkret të të dyshuarit në krim.

Burimi: Bota Sot