Serbizimi me Uroševac për Ferizajn, Skoplje për Shkupin…

0%

Nga: Sylë Ukshini Shpërndaje në: Siç do të tregojnë rastet e Ferizajt, Shkupit dhe Hanit të Elezit, ndryshimi i toponimeve nuk ishte një veprim i izoluar administrativ, por pjesë e një strategjie më të gjerë të serbizimit simbolik të territorit.

Rasti i Ferizajt është veçanërisht domethënës për të kuptuar mënyrën se si politika e riemërtimit u përdor si instrument i serbizimit të territorit.

Burimet austro-hungareze dëshmojnë se para vitit 1912 qyteti njihej me emrin Ferizaj, ndërsa në dokumentacionin shumëgjuhësh hasen edhe format Ferizović, Ferisović dhe Ferisovitsch, të cilat ruanin qartësisht bazën e toponimit shqiptar Pushtimi serb i Vilajetit të Kosovës gjatë Luftërave Ballkanike (1912–1913) nuk solli vetëm ndryshime territoriale dhe administrative, por edhe një transformim sistematik të peizazhit simbolik të territoreve të pushtuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshimi i toponimeve përbënte një nga instrumentet kryesore të kësaj politike, përmes të cilit administrata serbe synonte jo vetëm konsolidimin e kontrollit politik mbi territorin e pushtuar, por edhe riformësimin e identitetit historik dhe kulturor të tij, në përputhje me narrativën shtetërore serbe.

Për ta argumentuar këtë tezë, ky studim mbështetet në raporte konsullore austro-hungareze, harta të periudhës, gazetat bashkëkohore, dokumente të së drejtës ndërkombëtare dhe literaturën historiografike.

Emërtimet tradicionale të qyteteve dhe vendbanimeve, të përdorura gjatë periudhës osmane nga popullsia vendëse dhe nga përfaqësuesit diplomatikë evropianë, filluan të zëvendësoheshin me forma sllave ose me emra të rinj të lidhur me figura historike, dinasti dhe simbole shtetërore serbe.

Propaganda e pushtimit si “çlirim” Përmes kësaj politike synohej krijimi i një gjeografie të re politike dhe historike, në të cilën pushtimi të paraqitej si “çlirim”, ndërsa territoret e aneksuara si hapësira që kishin qenë historikisht serbe.

Në këtë kuptim, riemërtimi i vendbanimeve nuk përfaqësonte vetëm një ndryshim administrativ ose gjuhësor, por një ndërhyrje të qëllimshme në kujtesën historike dhe identitetin kulturor të territorit.

Metodologjikisht, ky studim mbështetet në metodën krahasuese historike dhe në analizën e diskursit, duke ballafaquar raportet konsullore austro-hungareze, dokumentacionin administrativ serb, hartografinë e periudhës, shtypin evropian dhe literaturën historiografike.

Qasja krahasuese mundëson identifikimin e dallimeve ndërmjet emërtimeve historike të përdorura para pushtimit të vitit 1912 dhe nomenklaturës së institucionalizuar nga administrata serbe pas vendosjes së pushtetit të saj. Burimet tregojnë se riemërtimi u zhvillua paralelisht me vendosjen e administratës serbe.

Studimet e onomastikës historike theksojnë se identifikimi i formës autentike të një toponimi kërkon mbështetje në burimet më të hershme arkivore, në dokumentet dorëshkrimore dhe në hartografinë bashkëkohore, pasi format e mëvonshme mund të pasqyrojnë procese të adaptimit gjuhësor, standardizimit administrativ ose ndërhyrje politike.

Në këtë kuptim, analiza krahasuese e raporteve konsullore austro-hungareze, hartave gjermane dhe dokumentacionit të periudhës para vitit 1912 është metodologjikisht e domosdoshme për të dalluar emërtimet historike nga nomenklatura e institucionalizuar pas pushtimit serb.

Siç thekson Ernst Eichler, “Prejardhja e çdo toponimi është e lidhur ngushtë me realitetin objektiv dhe me kushtet shoqërore”.

Ky vëzhgim ofron një pikënisje të rëndësishme teorike për analizën e politikës së riemërtimit të vendbanimeve në Kosovë pas vitit 1912, duke e vendosur ndryshimin e toponimeve në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me transformimet politike, shoqërore dhe historike të shkaktuara nga pushtimi.

Edhe Shtojca për Kulturë 1 muaj më parë Serbizimi dhe asimilimi i vendasve të vjetër në Kosovë Rasti i Kosovës pas vitit 1912, megjithatë, nuk i përket këtij modeli.

Zëvendësimi i emërtimeve historike si Ferizaj me Uroševac, Üsküb me Skoplje dhe Hani i Elezit me gjeneral Jankovićin nuk ishte rezultat i një procesi spontan gjuhësor, por pjesë e një politike shtetërore të institucionalizuar të riemërtimit, të zbatuar nga administrata pushtuese për të afirmuar sovranitetin e ri politik, për të transformuar peizazhin simbolik të territorit dhe për ta integruar atë në narrativën historike e kombëtare serbe.

Burimi: Gazeta vjeneze “Volksfreund” nëntor 1912: Me pushtimin e Uskubit nga serbët, ndodhi menjëherë ndryshimi i emrit të qytetit në variantin serb Skoplje Toponimia si instrument i pushtetit: një perspektivë krahasuese Literatura mbi critical toponymy shpjegon se riemërtimi i hapësirës është një mekanizëm i zakonshëm për prodhimin e sovranitetit simbolik, ndërtimin e kujtesës kolektive dhe legjitimimin e pushtetit.

Siç theksojnë Reuben Rose-Redwood, Derek Alderman dhe Maoz Azaryahu, studimet bashkëkohore mbi toponiminë kanë kaluar nga analiza tradicionale e etimologjisë drejt shqyrtimit të politikës së emërtimit të vendeve, duke e trajtuar toponiminë si një praktikë të kontestuar të ushtrimit të pushtetit simbolik mbi hapësirën.

Sipas tyre, “the naming of places is one of the primary means of attempting to construct clearly demarcated spatial identities” (“emërtimi i vendeve është një nga mjetet kryesore për ndërtimin e identiteteve hapësinore të qarta”), ndërsa ndryshimi i emërtimeve shërben për të prodhuar një rend të ri simbolik dhe politik mbi territorin.

Kjo qasje teorike mbështetet edhe nga Lawrence Berg dhe Jani Vuolteenaho, të cilët e përkufizojnë critical toponymy si studimin e ndërthurjes ndërmjet gjuhës, marrëdhënieve të pushtetit dhe politikës së emërtimit të vendeve, duke argumentuar se emërtimet zyrtare nuk pasqyrojnë thjesht realitetin gjeografik, por janë pjesë e proceseve të shtetformimit, nacionalizimit dhe kontrollit simbolik të territorit.

Në këtë kuptim, ndryshimi i toponimeve shfaqet si një praktikë karakteristike e pushtimeve, kolonializmit, revolucionit dhe ndryshimeve të regjimeve politike, ku pushteti i ri synon të zëvendësojë peizazhin simbolik të trashëguar me një rend të ri historik e ideologjik.

Në mënyrë të veçantë, Maoz Azaryahu argumenton se emërtimet zyrtare janë “an important expression of power” (“një shprehje e rëndësishme e pushtetit”) dhe se ndryshimi i tyre përbën pjesë të një “semiotic revolution”, përmes së cilës regjimet e reja rishkruajnë peizazhin simbolik dhe institucionalizojnë versionin e tyre të historisë.

Sipas tij, riemërtimi i vendeve nuk është vetëm akt administrativ, por një mekanizëm përmes të cilit historia shndërrohet në gjeografi dhe kujtesa politike bëhet pjesë e jetës së përditshme.

Nga kjo perspektivë krahasuese, politika e administratës serbe në Kosovë pas vitit 1912 nuk përfaqëson një rast të izoluar, por përputhet me modelet që literatura ndërkombëtare identifikon në kontekstet e pushtimeve dhe të ndërtimit të shteteve kombëtare.

Zëvendësimi i emërtimeve tradicionale shqiptare si Ferizaj, Üsküb dhe Hani i Elezit me Uroševac, Skoplje dhe gjeneral Janković nuk kishte vetëm funksion administrativ. Ai synonte ta paraqiste pushtetin e ri si vazhdimësi historike, të përvetësonte simbolikisht territorin dhe të ndërtonte një narrativë të re mbi identitetin e tij.

Në këtë kuptim, rasti i Kosovës përfaqëson një shembull konkret të asaj që literatura ndërkombëtare e përshkruan si përdorim të toponimisë për prodhimin e sovranitetit simbolik dhe për legjitimimin e rendit politik të vendosur nga pushtuesi.

Hartat e legjitimimit të territoreve Siç do të tregojnë rastet e Ferizajt, Shkupit dhe Hanit të Elezit, ndryshimi i toponimeve nuk ishte një veprim i izoluar administrativ, por pjesë e një strategjie më të gjerë të serbizimit simbolik të territorit. Në të njëjtën logjikë duhet parë edhe roli i hartografisë etnike në Ballkan gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Siç vërejnë Gábor Demeter, Zsolt Bottlik dhe Krisztián Csaplár-Degovics, hartat etnografike nuk kishin vetëm funksion përshkrues, por përdoreshin si instrumente për legjitimimin e pretendimeve territoriale dhe për ndërtimin e narrativave kombëtare.

Në këtë kuptim, hartografia dhe toponimia përbënin dy mekanizma plotësues të së njëjtës strategji politike: hartat krijonin një përfytyrim vizual të hapësirës së pretenduar, ndërsa riemërtimi i vendbanimeve institucionalizonte këtë pretendim në administratë dhe në jetën publike.

Për rrjedhojë, zëvendësimi i emërtimeve tradicionale shqiptare pas vitit 1912 nuk ishte një praktikë e izoluar administrative, por pjesë e një modeli më të gjerë të nacionalizimit simbolik të territorit, të njohur edhe në literaturën ndërkombëtare mbi historinë politike të Ballkanit (Gábor Demeter, Zsolt Bottlik, and Krisztián Csaplár-Degovics, “Ethnic Mapping on the Balkans (1840–1925): A Brief Comparative Summary of Concepts and Methods of Visualization,” Hungarian Geographical Bulletin 9 (2010): f. 65–66).

Literatura mbi politikën e toponimisë tregon se riemërtimi i hapësirës gjeografike ka shërbyer si mekanizëm për konsolidimin e kontrollit politik dhe riformësimin e identitetit territorial, duke mos qenë një veçori ekskluzive e Kosovës, por një praktikë e dokumentuar në kontekste të ndryshme pushtimi, aneksimi dhe kolonizimi.

Në vitin 1936, autoritetet naziste ndërmorën një politikë sistematike të gjermanizimit të emërtimeve të vendbanimeve dhe të mbiemrave, duke e shndërruar toponiminë dhe antroponiminë në instrumente të politikës së nacionalizimit të hapësirës.

Por, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, emërtimet tradicionale polake u rivendosën dhe u standardizuan nga një komision qeveritar polak, duke rikthyer nomenklaturën historike dhe duke zhbërë në masë të madhe ndryshimet e imponuara gjatë okupimit nazist.

Pas Marrëveshjes së Mynihut (1938), administrata gjermane në Sudete institucionalizoi nomenklaturën gjermane në administratë dhe dokumentacionin zyrtar, duke e trajtuar territorin si pjesë të Rajhut.

Në mënyrë të ngjashme, edhe regjimi fashist italian përdori politikën e emërtimit të qyteteve, rrugëve dhe qendrave administrative në Libi, Eritre dhe Etiopi si pjesë të projektit të italianizimit të hapësirës koloniale. Këto raste dëshmojnë se riemërtimi i hapësirës ka shërbyer shpesh si një mjet për konsolidimin simbolik të pushtetit në territoret e pushtuara.

Nga kjo perspektivë krahasuese, politika e administratës serbe në Kosovë pas vitit 1912 nuk përfaqëson një fenomen të izoluar, por pjesë të një modeli më të gjerë historik, në të cilin kontrolli mbi territorin shoqërohet me kontrollin mbi gjuhën, hartografinë dhe kujtesën historike.

Megjithëse studimi trajton disa raste të ndryshimit të toponimeve në Kosovë pas vitit 1912, analiza përqendrohet kryesisht në rastin e Ferizajt, i cili, falë pasurisë së burimeve diplomatike, hartografike dhe historiografike, ofron bazën më të plotë për shqyrtimin e politikës së riemërtimit.

Rastet e Shkupit dhe Hanit të Elezit shërbejnë si shembuj krahasues për të verifikuar se kjo praktikë nuk ishte e izoluar.

Toponimi historik Ferizaj Üsküb Hani i Elezit Variantet para 1912 Edhe Shtojca për Kulturë 9 muaj më parë Dimri i 1991-s në Kosovë: Katastrofë ekonomike, torturë ndaj shqiptarëve Ferizović, Verisović, Ferisovitsch Uskub Hani i Elezit Emri i imponuar pas pushtimit Uroševac Skoplje Gjeneral Janković Burimi i parë që e dokumenton Neue Freie Presse, Nušić, Hashani; Jäckh Neue Freie Presse Carnegie Ndryshimet kryesore të toponimeve në territoret e pushtuara (1912–1914) Analiza empirike e këtij studimi mbështetet kryesisht në rastin e Ferizajt, i cili, falë pasurisë së burimeve diplomatike, hartografike dhe historiografike, paraqet studimin më të plotë të politikës së riemërtimit të zbatuar nga administrata serbe pas vitit 1912.

Rastet e Shkupit dhe Hanit të Elezit përfshihen si raste krahasuese, me qëllim verifikimin e modelit të identifikuar në Ferizaj dhe evidentimin e dimensioneve të tjera të politikës së toponimisë. Hartë britanike e fundit të shekullit XIX, e cila paraqet projektin e hekurudhës Selanik–Mitrovicë.

Në këtë hartë, Ferizaj shënohet me formën “Verisovitch” dhe paraqitet si një nga nyjat e rëndësishme të linjës hekurudhore të propozuar.

Burim: Shaban Hashani, Ferizaj dhe rrethina 1873-1941, f. 30 Ferizaj si studim rasti: nga emërtimi historik tek Uroševaci Rasti i Ferizajt është veçanërisht domethënës për të kuptuar mënyrën se si politika e riemërtimit u përdor si instrument i serbizimit të territorit.

Burimet austro-hungareze dëshmojnë se para vitit 1912 qyteti njihej me emrin Ferizaj, ndërsa në dokumentacionin shumëgjuhësh hasen edhe format Ferizović, Ferisović dhe Ferisovitsch, të cilat ruanin qartësisht bazën e toponimit shqiptar.

Një dëshmi tjetër e rëndësishme para Luftërave Ballkanike gjendet në veprën e publicistit gjerman Ernst Jäckh, “Im türkischen Kriegslager durch Albanien“ (1911, f. 49).

Duke përshkruar Kuvendin e Ferizajt të vitit 1908, Jäckh i kushton një kapitull të veçantë me titull “Die Bessa von Ferisovitsch („Besa e Ferisovitsch-it“) dhe e identifikon vendbanimin si “der albanische Ort Ferisovitsch“ (“vendbanimi shqiptar Ferisovitsch”).

“Një gjysmë dite udhëtim në veri të Shkupit (Üsküb), përgjatë hekurudhës orientale maqedono-shqiptare Selanik–Mitrovicë, ndodhet vendbanimi shqiptar Ferisovitsch (Ferizaj), në një luginë livadhesh ndërmjet shkëmbinjve dhe pyjeve“, shkruan Jäckh.

Për autorin, Ferisovitsch nuk ishte vetëm një stacion në hekurudhën Selanik–Mitrovicë, por edhe qendra ku u zhvillua tubimi i madh shqiptar që lidhej me Revolucionin Xhonturk.

Përdorimi i kësaj forme në një botim gjerman të vitit 1911 dëshmon se emërtimi Ferisovitsch ishte pjesë e nomenklaturës evropiane para pushtimit serb të vitit 1912 dhe përforcon faktin se emri Uroševac nuk kishte ende përdorim në literaturën bashkëkohore. Origjina e hershme e emrit Ferizaj konfirmohet edhe nga dëshmitë e udhëpërshkruesve evropianë.

Duke përshkruar udhëtimin e tij nëpër Kosovë në mesin e shekullit XIX, Ami Boué përmend Hanin e Sazlisë, një pikë të njohur ndalese në rrugën tregtare Shkup–Prishtinë, të vendosur rreth pesë orë e gjysmë larg Prishtinës. Ky përshkrim dëshmon rëndësinë e këtij itinerari shumë përpara zhvillimit të qytetit modern të Ferizajt.

Një dëshmi plotësuese për përdorimin e formave Ferisovitsch/Ferisović ofrohet nga dy harta gjermane të karakterit etnografik dhe fetar, të botuara në fillim të shekullit XX, përkatësisht në vitet 1900 dhe 1904.

Si në Nationalitäten-Karte der Vilajete Kosovo, Saloniki, Scutari, Janina und Monastir (1904), ashtu edhe në Religions-Karte der Vilajete Kosovo, Saloniki, Scutari, Janina und Monastir (1900), qyteti shënohet me emrin Ferosović/Ferisović, ndërsa forma Uroševac nuk figuron.

Ky fakt përforcon dëshmitë e dokumenteve konsullore austro-hungareze dhe të veprës së Ernst Jäckh se, para pushtimit serb të vitit 1912, në hartografinë gjermane dhe austro-hungareze përdorej ende emërtimi historik i lidhur me Ferizajn.

Origjina dhe përdorimi ndërkombëtar i emërtimit Ferizaj/Ferisović konfirmohen edhe nga një hartë britanike e fundit të shekullit XIX, e cila paraqet projektin e hekurudhës Selanik–Mitrovicë. Në këtë hartë, Ferizaj shënohet me formën “Verisovitch” dhe paraqitet si një nga nyjet e rëndësishme të linjës hekurudhore të propozuar.

Kjo dëshmi kartografike tregon se emërtimi Verisovitch ishte pjesë e përdorimit ndërkombëtar shumë përpara institucionalizimit të emrit Uroševac nga administrata pushtuese serbe nga viti 1912. Rasti i Ferizajt dëshmon se institucionalizimi i emrit Uroševac ishte pjesë e procesit të vendosjes së administratës së re serbe.

Dëshmia më e hershme dhe më e besueshme për përdorimin e emërtimit Uroševac pas pushtimit serb gjendet në gazetën austriake “Neue Freie Presse“, e cila në nëntor 1912 e regjistron tashmë qytetin me këtë emër. Ky burim bashkëkohor dëshmon se riemërtimi filloi menjëherë pas vendosjes së administratës ushtarake serbe.

Në të kundërt, një pjesë e literaturës së proveniencës jugosllave e lidh institucionalizimin e emrit me vitin 1914, ndërsa autorë të tjerë luhaten ndërmjet viteve 1912 dhe 1914.

Kjo mospërputhje kronologjike nuk është pa rëndësi, sepse zhvendosja e datës së riemërtimit dy vjet më vonë e shkëput procesin nga konteksti i pushtimit ushtarak, masakrave dhe dëbimeve masive të shqiptarëve gjatë viteve 1912–1913.

Burimet bashkëkohore tregojnë, përkundrazi, se serbizimi i toponimisë nisi paralelisht me vendosjen e administratës pushtuese dhe përbënte pjesë të politikës së konsolidimit të pushtetit në territoret e pushtuara. Për rrjedhojë, dallimi ndërmjet përdorimit faktik të emërtimit dhe institucionalizimit të tij administrativ duhet mbajtur qartë në analizën historiografike.

Edhe Shtojca për Kulturë 4 d. më parë Viti 1668: “I vramë turqit dhe ky heroizëm s’është parë kurrë në Kosovë” Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë Fusnotat janë hequr nga Redaksia

Burimi: Koha