Aksident tragjik në Shqipëri: Humb jetën 52-vjeçari, katër të tjerë

0%

Një 52-vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë trafiku në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, ku një furgon dyshohet se ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin. 52-vjeçari ishte pasagjer në furgon, dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari me inicialet S. R., së bashku me tre pasagjerë të tjerë, janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka bërë të ditur se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, nën drejtimin e Prokurorisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com