Bayern Munih e ka konfirmuar se marrëveshja për Michael Olisen me Real Madridin ka dështuar. Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, konfirmoi se Michael Olise do të qëndrojë te klubi bavarez. “Olise te Real Madridi? Kjo nuk është aspak temë për ne. Me padurim presim kthimin e Michaelit nga pushimet.
Ai do të ketë një rol shumë të rëndësishëm te Bayern këtë sezon”, ka thënë Freund. Ndërkohë, Real Madridi ka përqendruar të gjitha përpjekjet te Yan Diomande, i cili është prioriteti kryesor për repartin ofensiv, njofton gazetari Fabrizio Romano.
