Miqësorja mes Llapit dhe Lirisë u ndërpre në minutën e 82-të. Trajneri Ismet Munishi u largua me karton të kuq, për këtë vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha. Të paktën kështu pretendon Llapi. Ndryshe nga se Liria njoftoi, që ndeshja është mbyllur, Llapi shkruan se për shkak të pëkanqësive ndaj gjykimit erdhi edhe ndërprerja.
“Ndeshja miqësore KF Llapi – FC Liria u ndërpre në minutën e 82-të, në rezultatin 0:0, pas pakënaqësive të ekipit mysafir ndaj ndarjes së drejtësisë”, shkruan Llapi.
