Margot Robbie është fotografuar duke shijuar një ditë pazari me nënën e saj, Sarie Kessler, në Paris të Francës, të shtunën pasdite. Aktorja australiane, 36 vjeçe, u shfaq elegante me një kostum mëndafshi në ngjyrë të verdhë të çelët me detaje dantelle, të kombinuar me balerina të zeza dhe syze dielli.
Margot i kishte lënë flokët biondë të lëshuar, mbante në shpatull një çantë të zezë lëkure dhe e kompletoi paraqitjen me një kapele tip “bucket”. Edhe nëna e saj tërhoqi vëmendjen me një stil të rafinuar, e veshur me një bluzë ngjyrë kafe, pantallona bezhë dhe sandale kamoshi, ndërsa ecte krah për krah me vajzën e saj.
Margot Robbie Duke dëshmuar lidhjen e ngushtë mes tyre, së fundmi Margot ka blerë një shtëpi luksoze me vlerë 28 milionë dollarë (20.8 milionë paund), pranë zonës ku është rritur në Australi.
