Gerard Martin mund të jetë një nga befasitë

0%

Pavarësisht besimit të madh të Hansi Flick ndaj tij, Gerard Martin mund të jetë një nga lëvizjet befasuese të merkatos së verës. Sports Illustrated zbulon se për mbrojtësin spanjoll ka interes konkret nga dy klube të tjera të mëdha si Chelsea dhe Milan.

Edhe pse dëshira e vetë lojtarit është të qëndrojë te Barcelona, nevoja për të mbledhur sa më shumë fonde mund ta detyrojë Barcelonën ta “sakrifikojë” në merkato. Pavarësisht se konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për katalanasit, Gerard Martin nuk është një titullar i padiskutueshëm, gjë që mund të sjellë largimin e tij.

Vlera në treg e Gerard Martin sipas Transfermarkt është 35 milionë euro. Mbrojtësi është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2028.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot