​Bebe Rexha publikon fotografi: Dasma e prindërve të mi shqiptarë

0%

Bebe Rexha ka rikthyer vëmendjen te rrënjët e saj shqiptare, duke publikuar disa fotografi të rralla nga albumi familjar, të realizuara në ditën e martesës së prindërve të saj, Flamur dhe Bukurije Rexha.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane i ndau imazhet me ndjekësit në platformën X, duke i shoqëruar me një përshkrim të thjeshtë: “Dasma e prindërve të mi shqiptarë.” Mjaftuan vetëm këto fjalë që postimi të tërhiqte mijëra reagime dhe komente nga adhurues të shumtë në vende të ndryshme të botës. Artistja ka folur shpesh me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna, Bukurije Rexha, është nga Gostivari. Përmes postimeve të tilla, ajo vazhdon të mbajë gjallë lidhjen me rrënjët dhe kulturën shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot