Baseli e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Zvicrës, duke e mposhtur Servetten me rezultat minimal 1:0 në Gjenevë. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi i sapo ardhur, Zan Celar, i cili realizoi golin e vetëm nga pika e bardhë në minutën e 76-të. Penalltia u akordua pasi mbrojtësi i Servettes, Houbalang Mendes, ndërhyri në mënyrë të palejueshme ndaj Coleen Louis, brenda zonës.
Portieri nga Kosova Leo Besson mbrojti standard te Servette, ndërsa Xherdan Shaqiri u aktivizua titullar të Baseli. Albian Ajeti u inkuadrua në minutën e 67-të në vend të Shaqirit.
