Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran” ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
