Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë. Në Shkup, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë. Nga fillimi i javës së punës në pasdite do të ketë kushte për zhvillimin e vranësirave të paqëndrueshme, të ndjekura nga shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga veriu.
