“Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit”- Aktivisti thirrje

0%

Protesta në ditën e 56-të të saj mblodhi përsëri një masë të madhe qytetarësh para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të vjetër politik. Aktivisti Edison Lika njoftoi nga podiumi i protestës sot se qytetarët do të jenë përsëri mëngjesin e të hënës para parlamentit, sikurse të enjten.

Ai shpjegoi se deputetët e qeverisë ndryshuan datën e seancës. “Në fillim seanca ishte parashikuar për në datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për në datën 27, të hënën. Ne u themi siç ia bëmë që në mëngjes, ne përsëri aty do jemi”, tha Lika. Më tej ai ftoi një tjetër protestues që u dhunua të enjten para parlamentit.

“Ka ardhur nga Britania e madhe, ia dogjën trupin krejt në protestën e kaluar por flamurin e mbajti në krah. Ja kështu e sulmojmë ne Parlamentin, me flamur”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot