James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin

0%

Shpërndaje në: Mungon vetëm një rresht nga CV-ja më e plotë në historinë e basketbollit dhe LeBron Jamesi i ka thënë botës se ai do t’i kalojë edhe dy edicione për ta ndjekur atë. Koshashënuesi më i mirë i NBA-it njoftoi për “vendimin e fundit” të premten, për kontratën dyvjeçare me Philadelphia 76ersin.

Së fundmi ishte pjesë e Los Angeles Lakersit, ndërsa veterani është pajtuar që ta marrë pagën minimale prej afro 3.5 milionë eurove në sezon tek ekipi i ri, ka shkruar “Sky” të shtunën. Zbritje e konsiderueshme e pagës nga afro 47 milionë euro sa merrte vitin e kaluar.

LeBron Jamesi është katër herë kampion në NBA, 22 herë i zgjedhur për ndeshjen All-Star dhe ka shënuar më shumë pikë se kushdo që ka luajtur në ligë. Vendimi për t’u transferuar te Philly, lidhet edhe me ADN-në e LeBronit dhe mënyrën se si ai është qasur dhe e ka sulmuar çdo sfidë me të cilën është përballur në karrierë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kishte oferta që t’i bashkohej Clevelandit, Miami Heatit apo Golden State Warriorsit. Ai i refuzoi të gjithë. Edhe Basketboll 8 muaj më parë LeBron James vendos rekord të ri, nis stinorin e 23-të në NBA “Ende kam dashuri për këtë lojë dhe ende kam shumë gjëra për t’i dhënë”, ka shkruar Jamesi. Jamesi nuk do ta ndjek rekordin e 11 titujve që e mban Bill Russell me Boston Celticsin.

Por, ai mban rekorde tjera. Atë të pikëve të shënuar e për vazhdimësinë në këtë ligë, me 24 sezone. Dhe vazhdon të jetë i pranishëm në parket. 41-vjeçari synim e ka një të arritur tjetër, të cilën nuk e përmend askush – fitimi i titullit të NBA-it me skuadrën e katërt të ndryshme. “Nuk po shkoj për para. Nuk po shkoj për familjen”, shkroi ai. “Dua të sakrifikoj ende. Dua ende të punoj”.

Edhe Philadelphia është e uritur për titull. Sixers nuk e ka fituar titullin prej vitit 1983, viti kur u lind Jamesi, ndërsa nuk e ka kaluar raundin e dytë prej vitit 2001. Ndërkohë, Jamesi ka fituar kudo që ai ka luajtur. Dy herë në Miami në vitet 2012 dhe 2013, me Clevelandin në vitin 2016 dhe me Los Angeles Lakersin në vitin 2020.

Një tjetër “unazë” me Philadelphian, do të bënte që Jamesi ta festonte titullin e pestë, aq sa ka edhe Kobe Bryant, i cili tragjikisht e humbi jetën 10 muaj para se Jamesi ta udhëhiqte Lakersin drejt titullit. Michael Jordan ka gjashtë tituj gjithsej.

Por, të arrish suksese në këtë moshë, do ta “largonte” debatin se kush është më i miri i gjitha kohëve, dhe ai titull do t’i takonte Jamesit. Ndikimi i Jamesit ka pasur efekt menjëherë. Fanella me numrin 23 është shitur brenda pak orësh.

Edhe Basketboll 1 d. më parë ZYRTARE: LeBron James te Philadelphia 76ers Jamesi do të jetë 42-vjeçar në dhjetor, ndërsa i luajti plot 60 ndeshje në sezonin e kaluar. Për 23 sezone rresht, pyetja ka qenë gjithmonë se çfarë do të bëjë tani. Dhe tani do ta ketë përgjigjen përfundimtare. Do t’i ketë dy vjet në dispozicion për ta vulosur çështjen e më të mirit ndonjëherë.

Burimi: Koha