Shpërndaje në: Ylli i Paraguait, Miguel Almiron, ka hyrë në histori me karton të kuq. Ai u bë futbollisti i parë që u ndëshkua për shkak se ka mbuluar gojën me duar teksa fliste ndaj një kundërshtari në ndeshjen ndaj Turqisë në Botërorin që po zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada. 32-vjeçari u përjashtua pasi i foli Mert Muldurit, me dorën mbi gojë për të mos u vënë re se çka i thoshte.
Turku e njoftoi menjëherë gjyqtarin. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari e përjashtoi ish-yllin e Newcastleit. Ky rregull po përdoret për herë të parë. Rregulli njihet edhe si “Vinicius” pas rastit të yllit të Real Madridit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Rasti ndodhi para fundit të pjesës së parë, kur Paraguai po udhëhiqte 1:0. Me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja.
Paraguai tash ka tri pikë në Grupin D. Në xhiron e fundit luan me Australinë në përballjen direkte për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.
