Shpërndaje në: Alban Ajdini me Lausannen dhe Amir Abrashi e Samuel Krasniqi me Grasshoppersin janë ndarë baras në ndeshjen e parë të edicionit 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma mes Lausannes dhe Grasshoppersit përfundoi baras 1:1. Ibrahim Bah Mendes i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 33-të.
Ndërsa mysafirët shifrat në 1:1 i barazuan në minutën e 81-të me golin që e realizoi Samuele Bengondo. 27-vjeçari Ajdini te Lausanne në lojë u inkuadrua në minutën e 85-të. Ndërsa 36-vjeçari Abrashi te Grasshoppersi luajti deri në minutën e 69-të, kurse 21-vjeçari Krasniqi e kompletoi ndeshjen.
