S’ka sinjale për presidentin

0%

Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Pas caktimit të datës së seancës konstituive të Kuvendit, partitë nuk kanë dhënë sinjale se brenda dy javësh mund të mbërrijnë marrëveshje për presidentin.

Në PDK ndërkaq kanë thënë Kurti synon zgjedhje të reja në dhjetor, e në Aleancë kanë shprehur gatishmëri të votojnë secilin kandidat për president, në rast se qeveria e re i bën pjesë të programit një listë pikash që i ka propozuar kjo parti Subjektet kryesore politike nuk kanë dhënë sinjale se në dy javët e mbetura para seancës konstituive të legjislaturës së re, mund të arrihet marrëveshje për presidentin.

Pas rundit të parë të konsultimeve të iniciuara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është bërë e ditur se gatishmëri për marrëveshje ka vetëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Por, të shtunën, në asnjërën prej këtyre dy partive nuk kanë treguar nëse planifikojnë takime para 6 gushtit, datën për të cilën është thirrur seanca konstituive e legjislaturës së re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Partia Demokratike ka vendosur të mbetet në opozitë dhe i ka shpallur të mbyllura takimet me Kurtin. Deputeti i zgjedhur i këtij subjekti politik, Artan Behrami, ka vlerësuar se Vetëvendosja synon zgjedhje të sërishme në dhjetor.

“Kurti synon zgjedhjet e reja, ndërsa takimet që ka thirrur për dialog janë vetëm një mekanizëm i fajësimit të tjerëve dhe janë një mekanizëm për të krijuar perceptimin që ka pasë dialog, ka pasë ofertë, ka pasë gatishmëri edhe për koalicione edhe për president, por ja që partitë opozitare nuk po dëshirojnë”, ka thënë Behrami në “Interaktiv” të KTV-së.

Lideri i Aleancës, Ardian Gjini, nuk iu përgjigj ftesës së Kurtit për takim, dhe ka thënë se kjo parti do të participojë në vendimmarrjen për institucionet në rast se Vetëvendosja i bën pjesë të projektit qeverisës një listë çështjesh.

Edhe Arbëri 3 muaj më parë Kurti s’jep sinjale për përafrim qëndrimesh për presidentin E sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Avni Arifi, ka thënë se të shtatë deputetët e Aleancës do ta votonin edhe një kandidat për president të propozuar nga Vetëvendosja, përfshirë Glauk Konjufcën, në rast se kushtet plotësohen. “Ne jemi shumë të lehtë për të qëndruar në sallë.

Aleanca i ka lehtësuar punën LVV-së me i marrë shtatë votat e saj, për ta siguruar kuorumin me çmimin më të ulët të mundshëm.

Është e vetmja parti prej pas luftës që i ka ofruar partisë që ka fituar zgjedhjet me ia dhënë votat pa kurrgjë për veti – pa përfshirje në qeveri, ne s’kemi kërkuar as post ministror, as zëvendësministër, ambasador, këshilltar dhe as beneficione për komunat e Aleancës”, ka thënë Arifi për “KosovaPress”. Vetëvendosja ka siguruar 53 mandate.

Bashkë me deputetë nga radhët e komuniteteve, ajo ka numrin e mjaftueshëm të votave për ta zgjedhur kryeparlamentarin e edhe qeverinë. Ndërkaq, për zgjedhjen e presidentit kërkohet që së paku 80 deputetë të marrin pjesë në votim në dy rundet e para. LDK-ja ka siguruar 18 ulëse në Kuvend.

Bazuar në interpretimin nga Gjykata Kushtetuese, nëse brenda 60 ditësh pas konstituimit të Kuvendit nuk zgjidhet kreu i shtetit, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe organizohen zgjedhje të parakohshme.

Pas certifikimit të rezultatit, Kurti pati ftuar për konsultime përfaqësuesit e tri partive të ranguara në zgjedhjet e 7 qershorit, pas subjektit politik që ai drejton: kryetarin e Partisë Demokratike (PDK) Bedri Hamza, kryetarin e Lidhjes Demokratike (LDK) Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.

Gjini e ka refuzuar, ndërkaq pas takimit Hamza ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe se i takon LVV-së të gjejë partnerë për t’i siguruar votat për formimin e institucioneve. E, Abdixhiku pati shfaqur shpresë për një marrëveshje dhe u dakordua me Kurtin për vazhdimin e takimeve, në funksion arritjes së marrëveshjes finale për institucionet.

Por, negociatat ai i ka pezulluar, pasi më shumë se një e treta e anëtarëve të Kuvendit të LDK-së firmosën kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme, që në rend dite do ta ketë shkarkimin e Abdixhikut. Zyrtarë të LDK-së kanë theksuar se mbledhja do të thirret para datës 7 gusht, por deri tash nuk është konfirmuar data për të.

Edhe Arbëri 3 muaj më parë Pse nuk e shpalli Agim Çeku pavarësinë? Pas takimit Kurti-Abdixhiku, KOHA pati raportuar në burime se dy udhëheqësit e partive kanë arritur marrëveshje në parim për bashkëqeverisje. Zgjedhjet e qershorit ishin të tretat në një vit e gjysmë – një palë të rregullta në shkurt 2025 dhe dy palë të jashtëzakonshme në dhjetor vjet dhe në qershor sivjet.

Ato të qershorit u imponuan pas dështimit për të zgjedhur presidentin.

Burimi: Koha