Thun ka marrë një fitore të rëndësishme në hapje të kampionatit zviceran, duke e mposhtur Luzernin me rezultat 3:1 në udhëtim, vetëm pak ditë para sfidës së kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve. Luzerni kaloi në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Stefan Knezheviqit, por kampioni i Zvicrës reagoi shpejt.
Nico Maier barazoi rezultatin në minutën e 8-të dhe pjesa e parë u mbyll 1:1. Në pjesën e dytë, mysafirët e kompletuan përmbysjen. Marc Gutbub shënoi për 1:2 në minutën e 51-të, ndërsa Nicolas Bürgy vulosi fitoren 1:3 në minutën e 84-t. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni, u paraqit titullar të Luzern dhe reprezentuesi i Kosovës. Valmir Matoshi, nga minuta e 61-të për Thunin.
Thun tani udhëton drejt Zagrebit, ku të martën, më 28 korrik, do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Champions League ndaj Dinamos. Ndeshja e parë në Zvicër përfundoi 1:1, ndërsa Dinamo e Zagrebit do të kërkojë në shtëpi fitoren, kualifikimin në raundin e tret.
