Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll për vajza e ka përmbyllur me fitore paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, duke triumfuar 3:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut. Vashat kosovare dominuan takimin që nga fillimi, duke fituar dy setet e para me rezultat bindës dhe . Seti i tretë ishte shumë më i luftuar, me Moldavinë që ofroi rezistencë deri në fund.
Megjithatë, Kosova tregoi qetësi në momentet vendimtare dhe e fitoi setin , për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3:0. Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në këtë edicion të Kampionatit Ballkanik U17, ndërsa skuadra e përfundoi garën me një paraqitje pozitive në ndeshjen e fundit.
