Ushtar besnik i Atdheut

0%

I ekuilibruar në hapa, i matur në mendim, i palodhur në punë. I etshëm për dije e edukim, si toka e zhuritur për shiun. I vendosur dhe i besës, me rrënjë të thella në vatrën e vet. Fisnik si Nazim Gafurri, që Kosovën ta shihte në dritë, shiti tokë e bagëti, sepse e dinte se liria kërkon gjak dhe çmim.

Braktisi lukset e Zvicrës, zgjodhi baltën e vendit të vet dhe radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës — aty ku Atdheu mbrohej me guxim e zemër. As dikur, as sot, nuk ishte lakmitar. Nuk kërkoi grada, as lavdi. Përherë i gatshëm që, përveç pasurisë, Kosovës dhe Shqipërisë edhe jetën t’ua falë. I paepur dhe me parime, lis që nuk e përkuli asnjë furtunë, vlerë e rrallë e UÇK-së.

Arif Ejupi Gjenevë,

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot