“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri

0%

Shpërndaje në: Është publikuar tashmë traileri final i filmit me të ri që zë vend në universin kinematik “Marvel”, “Spider-Man: Brand New Day”.

Kështu, shikuesit mund të kthehen në kohë dhe të ndjekin rrugëtimin e Peter Parker: nga fillimet e tij modeste te “Spider-Man: Homecoming”, te sfidat dhe vështirësitë e “Spider-Man: Far From Home” dhe te pasojat katastrofike të filmit “Spider-Man: No Way Home”.

Kanë kaluar katër vjet që kur kryepersonazhi, Peter (i luajtur nga Tom Holland), bëri sakrificën e madhe për të shpëtuar multiversin dhe bota ka harruar se kush është ai. Miqtë e tij, Ned Leeds (i luajtur nga Jacob Batalon) dhe MJ (e portretizuar nga Zendaya), kanë vazhduar jetën e tyre, ndërsa Peter i është përkushtuar plotësisht rolit të Spider-Manit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si mbrojtës dhe superhero me kohë të plotë i New Yorkut, ai bie në kontakt me Frank Castle dhe përballet me Scorpionin; megjithatë, me shfaqjen e një kërcënimi të ri dhe evolucionin e fuqive të tij, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

“Spider-Man: Brand New Day” është realizuar me regji të Destin Daniel Cretton dhe skenar të shkruar nga Chris McKenna, Erik Sommers dhe Stan Lee, ndërsa do të jetë në dispozicionin e publikut mbarë botëror duke filluar nga 31 korriku.

Burimi: Koha