Dita Memoriale e Policëve të rënë, publikohet agjenda e aktiviteteve

0%

Policia e Kosovës do të shënojë të dielën, më , Ditën Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore në nderim të policëve që sakrifikuan jetën në mbrojtje të rendit, ligjit, sovranitetit të vendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Sipas njoftimit, në ceremonitë përkujtimore do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, drejtues të Policisë së Kosovës, përfaqësues institucionalë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë.

Sipas agjendës së publikuar nga Policia e Kosovës, aktivitetet do të nisin në orën me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Më pas, në orën , do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën personalitetet shtetërore do të vizitojnë familjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vazhdim, në orën , delegacionet do të vizitojnë familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri, ndërsa në orën do të mbahen homazhe te lapidari në vendin e rënies së tij në Varagë të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në nderimin e kujtimit të zyrtarëve policorë që dhanë jetën në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë publike dhe Republikës së Kosovës. “Sakrifica e tyre mbetet një frymëzim i përhershëm dhe një dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot