Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të shtunën pasdite gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë Sipas të dhënave të publikuara në orën , për hyrje në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 300 metra.

Për dalje nga Kosova pritjet janë 5 deri në 10 minuta. Pritje prej 20 minutash në të dy drejtimet janë regjistruar edhe në Han të Elezit, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, si Jarinje, Kullë, Merdarë, Muçibabë dhe Vërmicë, pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e tyre nuk janë raportuar kolona të gjata. Për automjetet transportuese (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot