Leipzigu refuzon ofertën e Realit për Diomanden

0%

Shpërndaje në: RB Leipzigu ka refuzuar një ofertë prej 85.4 milionë funtesh nga Real Madridi për Yan Diomanden, ka raportuar të shtunën ‘Sky Sports”. Klubi spanjoll ka ofruar rreth 85 milionë funte për futbollistin nga Bregu i Fildishtë, megjithatë oferta është refuzuar nga skuadra gjermane, e cila beson se vlera e lojtarit është edhe më e lartë.

Diomande është shndërruar në një prej emrave më të kërkuar në tregun evropian. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha. Përveç Real Madridit, interesim për 19-vjeçarin kanë shprehur edhe Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Arsenali dhe Manchester City. Trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, e ka vendosur Diomanden si prioritetin kryesor të “Los Blancos”.

Mësohet se sulmuesi i krahut të djathtë është i hapur për t’u transferuar te Real Madridi. Edhe Futboll 11 muaj më parë Atalanta e refuzon ofertën e Interit për Lookmanin Klubi mbretëror është i gatshëm të bëjë një ofertë të re për Diomanden. 19-vjeçari pjesë e Leipzigut është nga vera e kaluar kur u transferua nga Leganesi për 20 milionë euro. Kontrata me Leipzigun i skadon në vitin 2030.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha